KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

16-19 nëntor 2018 

Pjesëmarrje e kryetarit Xhaferi në Sesionin e 64. të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Kanada

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi,  bashkë me nënkryetarin Vesel Memedi dhe deputetët Ilija Dimovski dhe Katerina Kuzmanovska, prej më 16 deri më 19 nëntor 2018 do të marrin pjesë në Sesionin e 64-t të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të mbahet në Halifaks, Kanada.

Kryetari do të drejtohet në këtë Sesion me fjalim, ndërsa janë të mundshme edhe takime bilaterale në margjinat e evenimentit. 

Në kuadër të udhëtimit në Kanada, kryetari Xhaferi do të ketë takim dhe fjalim para Bashkësisë Katolike Shqiptare "E Lumja Nënë Terezë", në Toronto.    

a

Na ndiqni në:

Click