KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 3 prill 2018, ora 11:20, Salla "Maqedonia"

Seanca nr. 27 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë 

(e filluar më 25.12.2017) (vazhdim i tretë)

Rendi i ditës:  

... 

25. Propozim-ligj për ndryshmin e Ligjit për marrëdhënie pune, i parashtruar nga 11868 zgjedhës - leximi I;   

26. Propozim-ligj për realizimin e së drejtës së pensionit për punëtorët në xehetari - leximi I, i parashtruar nga deputetët: Sllagjana Mitovska dhe Emil Dimitriev; 

27. Propozim-ligj për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe alfabeteve zyrtare në Republikën e Maqedonisë - leximi I, i parashtruar nga deputetët: Menduh Thaçi, 
Bardhyl Dauti dhe Meral Uzeiri Ferati;   

28. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti - leximi I, i parashtruar nga deputetët: Emil Dimitriev, Nolla Ismajlloska dhe Kërsto Mukoski;    

29. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 8 paragrafi 1 të Ligjit për disiplinë financiare, e parashtruar nga deputeti Hari Llokvenec;  

30. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik neneve 1 dhe 2 të Ligjit për shitjen dhe dhënien me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Kriva Pallankës;  

31. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 2 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, e parashtruar nga Këshilli i Komunës së Kumanovës;   

32. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Vendimit të Statutit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komisionit për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë;  

33. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Statutit të Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup.  

a

Na ndiqni në:

Click