E martë, 20 shkurt 2018, Ora 12:00, Salla "Maqedonia"
Seanca nr. 34 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Rendi i ditës:
1. Propozim për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i parashtruar nga deputetët: Ali Ahmeti, Surija Rushidi, Ejup Alimi, Betiane Kitev, Artan Grubi, Goran Milevski, Muhamed Zeqiri, Sonja Mirakovska, Frosina Tashevska Remenski, Gjulumser Kasapi, Juliana Nikollova, Aneta Simeska Dimoska, Meri Llazarova, Katerina Kuzmanovska, Hari Llokvenec, Maja Moraçanin, Xhevat Ademi, Lidija Tasevska, Tanja Kovaçev, Agim Shaqiri dhe Branko Manoillovski;
2. Përcaktim i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Agjencisë së Postave;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për Transportin Hekurudhor Ndërkombëtar (KOTIF) nga 9 maji 1980 të përmbajtur në Protokollin nga 3 qershori 1999 (Protokoll i miratuar në Vilnus);
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për bashkëpunim në sferën e turizmit;
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë;
6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Izraelit për shmangie të tatimimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhura;
7. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për gjykata - leximi II;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve - leximi II;
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit - leximi II;
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi, Jovan Mitreski, Sonja Mirakovska, Rexhail Ismaili dhe Goran Milevski;
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Tomisllav Tuntev, Dime Vellkovski dhe Ejup Alimi;
12. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Ejup Alimi, Jagoda Shahpaska, Kostadin Kostadinov, Tomisllav Tuntev, Dime Vellkovski, Aneta Simeska Dimoska, Jovan Mitreski dhe Hari Llokvenec;
13. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për Drejtorinë e të Hyrave Publike, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Ejup Alimi, Jagoda Shahpaska, Kostadin Kostadinov, Tomisllav Tuntev, Dime Vellkovski dhe Jovan Mitreski;
14. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Ejup Alimi, Jagoda Shahpaska, Kostadin Kostadinov, Tomisllav Tuntev, Dime Vellkovski dheJovan Mitreski;
15. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Ejup Alimi, Jagoda Shahpaska, Kostadin Kostadinov, Tomisllav Tuntev, Dime Vellkovski dhe Jovan Mitreski;
16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Ejup Alimi, Jovan Mitreski, Dime Vellkovski dhe Tomisllav Tuntev;
17. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit dhe gjashtë anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i parashtruar nga deputeti Antonijo Milloshoski;
18. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 14 paragrafi 2 alineja 2 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim, e parashtruar nga deputetja Nevenka Stamenkovska;
19. Propozim për shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë;
20. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 25 lidhur me nenin 37 të Ligjit për trajnim dhe provim për drejtor të shkollës fillore, shkollës së mesme, konviktit të nxënësve dhe universitetit të hapur civil për mësim të përjetshëm, e parashtruar nga deputeti Petar Atanasov;
21. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 119 të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, e parashtruar nga deputeti Jovan Mitreski;
22. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 51 paragrafi 1 të Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar, e parashtruar nga deputeti Rexhail Ismaili.