KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 21 maj 2018, Ora 11:00, Salla "Maqedonia"

Seanca nr. 46 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë 

Rendi i ditës: 

1. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Teknike Operative, I parashtruar nga: Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi, Dragan Danev, Meral Uzeiri Ferati;

2. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së Fëmijëve: I parashtruar nga: Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi; 

3. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, I parashtruar nga: Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi; 

4. Propozim-vendim për shpallje të konkursit publik për emërimin e kryetarit dhe dy anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtave të Qasjes së Lirë te Informatat me Karakter Publik, I parashtruar nga: Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi; 

5. Propozim-vendim për shpallje të konkursit publik për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës, I parashtruar nga: Jovan Mitrevski, Agim Shaqiri;  

6. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për lejimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të vëllimit të rritur të hyrjes dhe transitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë;

7. Propozim për emërimin e guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë; 

8. Propozim për zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së Fëmijëve;

9. Propozim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Letra me Vlerë; 

10. Propozim për shkarkimin e anëtarit të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit;  

11. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë;

12. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për armë - leximi III;

13. Propozim-ligj për të huaj - leximi II;

14. Propozim-ligj i plotësuar për energjetikë - leximi II;

15. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për barna dhe mjete mjekësore - leximi II; 

16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik - leximi II;

17. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e natyrës - leximi II, I parashtruar nga: Ejup Alimi, Jovan Mitreski, Dime Vellkovski, Tatjana Prentoviq;  

18. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin e Ligjit për mjedis jetësor - leximi II, I parashtruar nga: Ejup Alimi, Jovan Mitreski, Dime Vellkovski, Tatjana Prentoviq;  

19. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim të personave invalidë - leximi II;

20. Propozim-ligj për ndryshimin e Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga: Tomisllav Tuntev, Dragan Danev, Ejup Alimi, Afrim Gashi;   

21. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmime shtetërore, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga: Ali Ahmeti, Muhamed Zeqiri, Ejup Alimi, Rexhail Ismaili, Mirsada Emini Asani, Aleksandar Kiracovski, Hari Llokvenec, Goran Misovski, Xhevat Ademi, Vesel Memedi, Agim Shaqiri; 

22. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë - leximi I;

23. Propozim-ligj për agjenci private të punësimit - leximi I;

24. Propozim-ligj për mbështetjen e të rinjve gjatë blerjes së instrumenteve muzikore - leximi I;

25. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë e Doganave - leximi I;

26. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime ndërtimore - leximi I;

27. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për akciza - leximi I,   I parashtruar nga: Dragan Danev, Ane Llashkoska, Emilija Aleksandrova, Bllagica Llasovska, Bllagoja Despotovski, Pavlinçe Çestojnova, Sllagjana Mitovska, Dimitar Stevananxhija, Daniella Rangellova, Liljana Zaturoska, Zoran Ilioski, Vesna Pemova, Kërsto Jovanovski, Goran Manojlloski, Trajko Veljanoski, Dragan Cuklev, Trajço Dimkov, Nikolla Micevski, Vankover Mançev, Ivan Ivanov, Vesna Damçevska Ilievska, Zeqir Ramçilloviq;  

28. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi akteve të përgjithshme të Avokatit të Popullit;

29. Raport vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2017;

30. Raport vjetor për punën e Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017;

31. Raport për aktivitetet e Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale të lidhura dhe të cilat rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve për periudhën prej gjashtë muajsh (për periudhën prej 15.09.2017 deri më 15.3.2018);

32. Raport vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë te Informatat me Karakter Publik për vitin 2017; 

33. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë për vitin 2017;

34. Raport vjetor për punën e Agjencisë së Administratës për vitin 2017; 

35. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Sferën e Mbikëqyrjes Inspektuese dhe Procedurës së Kundërvajtjes për vitin 2017;

36. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 148 paragrafi 1 të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, E parashtruar nga: Ilija Nikollovski;

a

Na ndiqni në:

Click