KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Ora 11:00, Salla "Maqedonia"

SEANCA NR. 58 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË   

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë - leximi II; 
2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar - leximi I;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për supervizion të sigurimit - leximi I;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici financiare - leximi I;
5.  Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes kornizë për hua për financimin e Projektit për ndërtim dhe modernizim të Qendrës Klinike Nënë Tereza në Shkup dhe Spitalit Klinik Rajonal në Shtip - leximi I;
6. Propozim-ligj për shfuqizimin e Ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë të detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financimin e projektit HE Ura e Boshkos, e cila do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe SHA ELEM - leximi I;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve - leximi I;
8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit - leximi;
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor – leximi I.
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbim gjyqësor - leximi I; 
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe lojëra argëturse - leximi I; I parashtruar nga:  Ejup Alimi, Rexhail Ismaili;
12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë - leximi I; I parashtruar nga:  Panço Minov; 
13. Raport vjetor i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës për vitin 2017;  
14. Raport vjetor për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital për vitin 2017. 
15. Raport vjetor për realizimin e Programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2017; 
16. Raport vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit në vitin 2017;
17. Raporte financiare të Agjencisë  për Supervizion të Sigurimit  për vitin 2017.
18. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik neneve 21, 22 dhe 23 të Ligjit për universitete të hapura civile për mësim të përjetshëm, e parashtruar nga kryetari i Këshillit të Komunës së Prilepit; 
19. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 6 paragrafi 1, alineja 1 e Ligjit për eksproprijim, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Çeshinovës-Obleshevës; 
20. Propozim për emërimin e zëvendësministrit i cili udhëheq me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës; 
21. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës, E parashtruar nga: Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi; 
22. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor "Mbështetja vendimtare", në Republikën Islamike të Afganistanit;
23. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara "UNIFIL" në Republikën e Libanit; 
24. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi akteve të përgjithshme të Avokatit të Popullit; 
25. Propozim-ligj për Ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për procedurë të përbashkët transiti, të kryera me Vendimin numër 1/2017 të Komisionit të Përzier të BE-EFTA për transit të përbashkët; 
26. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financimin e aksit rrugor Kriva Pallankë-Deve Bair (kufiri me Bullgarinë), që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar; 
27. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes financiare, të dedikuar për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve tjera prioritare - faza V, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane të Investimeve Bankës Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit, me procedurë të shkurtuar;
28. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për avancimin e shërbimeve sociale, me procedurë të shkurtuar; 
29. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtuar; I parashtruar nga: Hari Llokvenec, Rexhail Ismaili, Agim Shaqiri, Petar Atanasov, Lidija Tasevska, Goran Milevski, Mirosllav Jovanoviq, Aleksandar Kiracovski, Tatjana Llallçevska;
30. Propozim-vendim për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Sferën e Mbikëqyrjes Inspektuese dhe Procedurës për Kundërvajtje;
31. Propozim-vendim për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së Fëmijëve; 
32. Propozim-vendim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së Fëmijëve;
33. Propozim-vendim për emërimin e anëtarit të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor;
34. Propozim-vendim për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror 8 Shtatori.

a

Na ndiqni në:

Click