KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 30 gusht 2018, ora 12:00, Salla "Maqedonia"

SEANCA NR. 58 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË   

(e filluar më 29.08.2018) (vazhdim i parë)

Rendi i ditës:

...
15. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi akteve të përgjithshme të Avokatit të Popullit;
16. Propozim-ligj për Ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për procedurë të përbashkët transiti, të kryera me Vendimin numër 1/2017 të Komisionit të Përzier të BE-EFTA për transit të përbashkët;
...
18. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financimin e aksit rrugor Kriva Pallankë-Deve Bair (kufiri me Bullgarinë), që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar; 
19. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes financiare, të dedikuar për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve tjera prioritare - faza V, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane të Investimeve Bankës Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit, me procedurë të shkurtuar;
20. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për avancimin e shërbimeve sociale, me procedurë të shkurtuar; 
21. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtuar; I parashtruar nga: Hari Llokvenec, Rexhail Ismaili, Agim Shaqiri, Petar Atanasov, Lidija Tasevska, Goran Milevski, Mirosllav Jovanoviq, Aleksandar Kiracovski, Tatjana Llallçevska;
22. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion financiar në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar;I parashtruar nga: Jovan Mitrevski, Kostadin Kostadinov, Rexhail Ismaili. 
23. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësinë dhe Zhvillim Rural, me procedurë të shkurtuar; I parashtruar nga: Rexhail Ismaili, Tatjana Prentoviq; 
...
29. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve - leximi I;
30. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit - leximi;
31. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor – leximi I.
...
33. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe lojëra argëtuese - leximi I; I parashtruar nga:  Ejup Alimi, Rexhail Ismaili;
34. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë - leximi I; I parashtruar nga:  Panço Minov; 
35. Raport vjetor i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës për vitin 2017;  
36. Raport vjetor për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital për vitin 2017. 
37. Raport vjetor për realizimin e Programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2017; 
38. Raport vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit në vitin 2017;
39. Raporte financiare të Agjencisë  për Supervizion të Sigurimit  për vitin 2017.
40. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 6 paragrafi 1, alineja 1 e Ligjit për eksproprijim, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Çeshinovës-Obleshevës;
41. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik neneve 21, 22 dhe 23 të Ligjit për universitete të hapura civile për mësim të përjetshëm, e parashtruar nga kryetari i Këshillit të Komunës së Prilepit. 

a

Na ndiqni në:

Click