E premte, 7 shtator 2018, ora 13:00, Salla "Maqedonia"
SEANCA NR. 59 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga deputetët: Liljana Zaturoska, Dime Vellkovski, Artan Grubi;
2. Propozim-vendim për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Teknike Operative - ATO;
3. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovci - Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë - Ohër, me procedurë të shkurtuar;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, me procedurë të shkurtuar; I parashtruar nga: Mirosllav Jovanoviq, Dime Vellkovski, Kostadin Acevski, Tomisllav Tuntev, Aneta Simeska Dimoska, Mira Stojçevska, Bllagojçe Tërpevski, Rexhail Ismaili, Snezhana Kaleska Vançeva;
5. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga: Bllagojçe Tërpevski, Mirosllav Jovanoviq, Kostadin Acevski, Tomisllav Tuntev, Mira Stojçevska, Rexhail Ismaili, Snezhana Kaleska Vançeva, Dime Vellkovski.