KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E premte, 9 nëntor 2018, Ora 11:00, Salla "Maqedonia" 

Seanca nr. 65 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë 

Rendi i ditës:  

1. Propozim për heqjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski në bazë të Njoftimit të marrë nga Gjykata Themelore Shkup 1 Shkup, Seksioni për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin për aktgjykimin KOK nr. 59/17 nga 23.05.2018 me të cilën deputeti është i dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vitesh.  

2. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor "Mbështetja vendimtare" në Republikën Islamike të Afganistanit; 

3. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian  "ALTEA" në Bosnje e Hercegovinë; 

4. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të vëllimit të rritur të hyrjes dhe transitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë; 

5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë Federale të Austrisë për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informatave të klasifikuara;   

6. Propozim i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 - leximi II;  

7. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, me procedurë të shkurtuar; 

8. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale, me procedurë të shkurtuar; 

9. Propozim-ligj për mbështetje financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe njësive shfrytëzuese të themeluara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për financim të obligimeve të maturuara, e të papaguara, me procedurë të shkurtuar;  

10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovc - Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë - Ohër, me procedurë të shkurtuar; 

11. Propozim-ligj për ndryshimin e Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar,I parashtruar nga: Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi, Nikolla Micevski, Nexhbedin Karemani; 

12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zbatimin e sanksioneve, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga: Sonja Mirakovska, Sashko Kostov, Aneta Simeska Dimoska, Rexhail Ismaili; 

13. Propozim-ligj për faljen e kamatave për arkëtim të borxheve që dalin nga shërbimet e kryerësve të veprimtarive komunale, telefonisë, operatorëve celularë dhe kabllovikë, mirëmbajtjes së lokaleve të përbashkëta, ujitjes dhe kullimit të tokës bujqësore, me procedurë të shkurtuar,I parashtruar nga: Panço Minov, Sonja Mirakovska, Rexhail Ismaili, Ivana Tufegxhiq, Kostadin Kostadinov, Beti Rabaxhievska Naumovska, Mira Stojçevska, Sashko Kostov, Alija Kamberovski, Aneta SImeska DImoska, Nikolla Micevski, Vlladimir Gjorçev, Emil Dimitriev, Ilija DImovski; 

14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikë shtetërore - leximi II;  

15. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për të mira audiovizuele - leximi II; 

16. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Akademinë e Mësimdhënësve - leximi II; 

17. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mësimdhënës në shkolla fillore dhe të mesme - leximi II; 

18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor - leximi II; 

19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noteri - leximi I; 

20. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim - leximi I;  

21. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 42-a paragrafi 2 të Ligjit për konteste administrative, E parashtruar nga Keti Smileska;  

22. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 2 paragrafi 3 të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, E parashtruar nga Ivana Tufegxhiq; 

23. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 112 të Ligjit për tokë ndërtimore, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Ohrit; 

a

Na ndiqni në:

Click