E martë, 8 janar 2019, ora 12:00, Salla "Maqedonia"
SEANCA NR. 71 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
(e filluar më 18.12.2018) (vazhdim i gjashtë)
Rendi i ditës:
...
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore - leximi I;
9. Propozim-ligj për fitofarmaci - leximi I;
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë - leximi I;
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumi - leximi I;
12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin e studentëve - leximi I;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve - leximi I; I parashtruar nga: Maja Moraçanin, Liljana Popovska, Nikica Korubin, Irena Stefoska, Ivana Tufegxhiq, Mileva Gjorgieva, Shpresa Hadri, Mirsada Emini Asani, Snezhana Kaleska Vançeva;
14. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të furnizimit të autobusëve të rinj për Qytetin e Shkupit, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes së Transportit Publik Shkup, me procedurë të shkurtuar;
15. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor, me procedurë të shkurtuar;
16. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës, me procedurë të shkurtuar;
17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banka, me procedurë të shkurtuar;
18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë e të Ardhurave Publike, me procedurë të shkurtuar.
...
20. Plan financiar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019;
21. Propozim-vendim për përcaktimin e përqindjes së përfshirjes së të ardhurave të përgjithshme vjetore, për financimin e punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019;
22. Raport vjetor për punën e Këshillit Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së Fëmijëve dhe për gjendjen në sferën e të drejtave të fëmijës dhe delikuencës së fëmijëve në vitin 2017.