E hënë, 4 qershor 2018, ora 13.00, Salla „Boris Trajkovski“
Themelimi i Grupit Parlamentar Ndërpartiak për të Drejtat e Romëve në Republikën e Maqedonisë
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të themelohet dhe do të promovohet Grupi Parlamentar Ndërpartiak për të Drejtat e Romëve në Republikën e Maqedonisë, në të cilin do të anëtarësohen deputetët e përbërjes ekzistuese të Kuvendit nga parti të ndryshme politike.
Iniciatorë të kësaj ideje janë deputetët: Samka Ibraimoski, Dime Vellkovski, Irena Stefoska, Maja Moraçanin, Liljana Popovska, Enes Ibrahim, Agim Murtezanov, Mirsada Emini Asani, Ivana Tufegxhiq, Gjylymsere Kasapi, Pavle Bogoevski, Sllavica Shumanska Miteva, Sonja Mirakovska dhe Juliana Nikollova.
Krahas deputetëve, në takim janë ftuar përfaqësuesit e ambasadave dhe sektorit joqeveritar nga kjo sferë.