E martë, 3 nëntor 2015, ora 14:00, Salla 4
Mbledhja nr. 108 e Komisionit Juridik Ligjvënës
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;
2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Emil Dimitriev dhe Talat Xhaferi;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zjarrfikje, me procedurë të shkurtuar;
4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tatim personal mbi të ardhura, me procedurë të shkurtuar;
5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor, me procedurë të shkurtuar;
6. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Dojçe Banka dhe Erste Banka sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit "Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë - faza I - segmenti Shtip - Negotin - Manastir dhe segmenti Shkup - Tetovë - Gostivar", me procedurë të shkurtuar;
7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të Programit për rrugë nacionale, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar;
8. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për mbindërtim dhe zhvillim të rrugëve, që do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Bankës Botërore dhe NP për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar;
9. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të aksit rrugor Shtip - Radovish, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe NP për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar;
10. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për Projektin e Dytë për përmirësimin e shërbimeve komunale, me procedurë të shkurtuar;
11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës, me procedurë të shkurtuar.