E hënë, 18 maj 2015, ora 14:00, Salla 4
Mbledhja nr. 19 e Komisionit për Politikë të Jashtme
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë në Mekanizmin për Mbrojtjen Civile të Bashkimit;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Spanjës për këmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informatave të klasifikuara;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Socialiste të Vietnamit për nxitje të ndërsjellë dhe mbrojtje të investimeve;
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim kulturor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Marokut.