KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 27 korrik 2015, ora 14:00, Salla 4

Mbledhja nr. 24 e Komisionit për Politikë të Jashtme 

Propozim i rendit të ditës: 

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunim policor;  

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Konfederatës së Zvicrës, e përfaqësuar nga Zyra e Unionit për Refugjatë, Taubenstrasse 16, CH-3003 Bern, dhe Republika e Austrisë, e përfaqësuar nga Ministria e Unionit të Punëve të Brendshme, Sesioni III, Herrengasse 7, A-1010 Vjenë, në lidhje me vendosjen dhe funksionimin e "Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikës së Migracionit (ICMPD)" në Vjenë, me ndryshimet dhe plotësimet;   

3. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes së Marakeshit për themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë; 

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit Plotësues në Konventën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale për të drejtën për pjesëmarrje në punët e pushtetit lokal; 

5. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit Plotësues 4 të Marrëveshjes për ndryshimet dhe qasjen në Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë;  

6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për shmangien e tatimimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhura dhe mbrojtjen nga evazionit tatimor. 

a

Na ndiqni në:

Click