KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 15 janar 2015, ora 10:00, Salla "Boris Trajkovski"

Mbledhja nr. 32 e Komisionit për Financim dhe Buxhet

Propozim i rendit të ditës: 

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për projektin "Rehabilitimi i pjesës lindore të vijës hekurudhore të Korridorit VIII, faza 1 - pjesa Kumanovë - Belakovc", me procedurë të shkurtuar - leximi II;   

2. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për financim të projektit "Ndërtimi i pjesës së re dhe rikonstruksioni i pjesës ekzistuese Belakovc - Kriva Pallankë - pjesa lindore e vijës hekurudhore të Korridorit VIII, faza 2", me procedurë të shkurtuar - leximi II;  

3. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për projektin "Furnizimi i mjeteve të reja tërheqëse dhe të tërhequra në HM Transport SHA-Shkup" që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe HM Transporti SHA-Shkup, me procedurë të shkurtuar - leximi II;  

4. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të Programit për rrugë nacionale, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar - leximi II;  

5. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për rehabilitimin e rrugëve magjistrale dhe rajonale, që do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Bankës Botërore dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar - leximi II.    

a

Na ndiqni në:

Click