KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 8 prill 2015, ora 13:00, Salla "Boris Trajkovski" 

Mbledhja nr. 60 e Komisionit Juridik Ligjvënës 

Propozim i rendit të ditës: 

1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore - leximi II;  

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore - leximi I; 

3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit - leximi I;

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Socialiste të Vietnamit për shmangien e tatimimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhura;  

5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollin për zbatim të mbështetjes financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë; 

6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë - leximi II;  

7. Propozim-ligj për shërbimin e prokurorisë publike - leximi II;    

8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumente të udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë - leximi II;

9. Propozim-ligj për shfuqizim të Ligjit për bashkësi ujore - leximi I;   

10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për zona zhvillimore industriale teknologjike - leximi I; 

11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje sociale - leximi I; 

12. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për tregti dhe bashkëpunim ekonomik;  

13. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për bashkëpunim policor.  

a

Na ndiqni në:

Click