E martë, 5 maj 2015, ora 13:00, Salla 4
Mbledhja nr. 65 e Komisionit Juridik Ligjvënës
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për barna dhe mjete ndihmëse mjekësore - leximi I;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë - leximi I;
3. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik neneve 82, 83, 84 dhe 85, e në lidhje me nenin 99 të dispozitave kalimtare dhe të fundit të Ligjit për vetëqeverisje lokale, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Krivogashtanit;
4. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 134 paragrafët 1 dhe 2 dhe nenit 143 të Ligjit për arsim të lartë, e në lidhje me nenin 36 paragrafët 1, 2 dhe 3 dhe nenin 67 të Ligjit për veprimtari hulumtuese shkencore, e parashtruar nga deputeti Avdija Pepiq;
5. Propozim-ligj për shndërrim të kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj dhe ndërmarrjeve të huaja hekurudhore në depozitë të përhershme në HM Transport SHA Shkup - leximi II;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike - leximi II;
7. Propozim-ligj për shfrytëzim dhe disponim me sende në pronësi shtetërore dhe me sende në pronësi komunale - leximi II;
8. Propozim-ligj për masa doganore për zbatimin e mbrojtjes së të drejtave me pronësi intelektuale - leximi I;
9. Përcaktim i tekstit të spastruar të Ligjit për marrëdhënie pune.