E martë, 28 korrik 2015, ora 13:00, Salla 4
Mbledhja nr. 84 e Komisionit Juridik Ligjvënës
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Zyra Federative për Refugjatë, Taubepstrasee 16, CH-3003 Bernë, dhe Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Ministria Federative për Punë të Brendshme, Seksioni III, Herrengasse 7, A-1010 Vjenë, në lidhje me vendosjen dhe funksionimin e "Qendrës ndërkombëtare për zhvillim të politikës migruese ((ICMPD)" në Vjenë, me ndryshime dhe plotësime;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunim policor;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit Plotësues të Kartës evropiane për vetëqeverisje lokale për të drejtën për pjesëmarrje në punët e pushtetit lokal;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes së Marakeshit për themelimin e Organizatës Botërore Tregtare;
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit Plotësues 4 të Marrëveshjes për ndryshim dhe anëtarësim në Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë;
6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për shmangien e tatimimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhura dhe mbrojtje nga evazioni tatimor;
7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, me procedurë të shkurtuar;
8. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për shitje dhe dhënie ne qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëveshje për transport në komunikacionin rrugor - leximi I;
11. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 62 paragrafi 2 lidhur me nenin 44 paragrafët 1 dhe 5 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, e parashtruar nga kryetari i Këshillit për Komunën e Gjevgjelisë, Dragi Haxhi - Nikollov;
12. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për mbindërtimin dhe zhvillimin e rrugëve, që do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Bankës Botërore dhe NP për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim personal mbi të ardhura, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar - leximi II;
15. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për punësim të personave invalidë, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
16. Propozim-ligj për bazën nacionale të të dhënave për personat me invaliditet - leximi II;
17. Propozim-ligj për shfuqizim të Ligjit për caktimin e kushtit për kufizimin e kryerjes së funksionit publik, qasjes në dokumente dhe publikimit të bashkëpunimit me organe të sigurisë shtetërore - leximi II, i parashtruar nga deputetët: Ilija Dimovski, Talat Xhaferi, Rafis Aliti, Antonijo Milloshoski;
18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për material arkivor - leximi I.