E martë, 25 gusht 2015, ora 13:00, Salla 4
Mbledhja nr. 88 e Komisionit Juridik Ligjvënës
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion administrativ - leximi I;
2. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për veprim me parashtresa dhe propozime - leximi I;
3. Propozim-ligj për siguri në komunikacionin rrugor - leximi I;
4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi - leximi I, i parashtruar nga deputetja Liljana Popovska.
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 25 paragrafi 1 pika 9 të Ligjit për tatime mbi pronë, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Kumanovës;
2. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 42-a paragrafi 2 të Ligjit për konteste administrative, e parashtruar nga deputeti Kenan Hasipi;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për përcaktimin e procedurave kufitare për pikën kufitare hekurudhore Tabanovc - Preshevë;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurina - leximi I;
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së për garanci bankare në bujqësi dhe zhvillimin rural në Republikën e Maqedonisë;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëveshje për transport në komunikacionin rrugor - leximi II.