KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 11 shkurt 2015, ora 12:00, Salla 1

SEANCA NR. 36 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 

(e filluar më 10.2.2015) (vazhdim i parë)

Rendi i ditës:   

1. Propozim-ligj për transformim në marrëdhënie të rregullt pune, me procedurë të shkurtuar;  

2. Propozim-ligj për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, me procedurë të shkurtuar; 

3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, 

4. Propozim-ligj për Këshillin për përcaktim të fakteve dhe ngritje të procedurës për përcaktim të përgjegjësisë së gjykatësit, me procedurë të shkurtuar;  

5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për arsim të lartë, me procedurë të shkurtuar, 

6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për institucione të arsimit të lartë për arsim të kuadrit mësimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Ilija Dimovski, Talat Xhaferi, Kërsto Mukoski, Ollga Najdenovska, Marija Angellova, Vesna Damçevska Ilievska, Suzana Sekullovska, Bllagica Llasovska, Dragan Cuklev, Svetllana Karapetrova, Andon Çibishev, Zoran Ilioski, Trajço Dimkov, Sllagjana Mitovska, Bllagoja Despotoski, Svetllana Jakimovska; 

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Ilija Dimovski, Talat Xhaferi, Kërsto Mukoski, Aleksandar Nikolloski; 

8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Ilija Dimovski, Talat Xhaferi, Kërsto Mukoski, Aleksandar Nikolloski; 

9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Ilija Dimovski, Talat Xhaferi, Kërsto Mukoski, Aleksandar Nikolloski;  

10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Ilija Dimovski, Talat Xhaferi, Kërsto Mukoski, Aleksandar Nikolloski; 

11. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 47 paragrafët 5 dhe 6 të Ligjit për furnizime publike, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Demir Kapisë. 

a

Na ndiqni në:

Click