E martë, 14 prill 2015, ora 12:00, Salla 1
Seanca nr. 43 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollin për zbatim të mbështetjes financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Socialiste të Vietnamit për shmangien e tatimimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhura;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit - leximi I;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore - leximi I;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut - leximi II;
6. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për inspeksion teknik - leximi II;
7. Raport vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2014;
8. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Propozim-programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2015;
9. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Propozim-planit financiar vjetor të Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2015;
10. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për tregti dhe bashkëpunim ekonomik;
11. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për bashkëpunim policor;
12. Propozim-ligj për shfuqizim të Ligjit për bashkësi ujore - leximi I;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë e të Ardhurave Publike, me procedurë të shkurtuar;
14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë e Doganave, me procedurë të shkurtuar;
15. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për punë të jashtme, me procedurë të shkurtuar;
16. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shërbim gjyqësor, me procedurë të shkurtuar;
17. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për realizimin e sanksioneve, me procedurë të shkurtuar;
18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrje publike, me procedurë të shkurtuar;
19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
20. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar;
21. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për zona zhvillimore industriale teknologjike - leximi I;
22. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian "Altea" në Bosnjë e Hercegovinë;
23. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje sociale - leximi I;
24. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor - leximi II;
25. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
26. Propozim-vendim për emërim të anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit;
27. Propozim-vendim për emërim të anëtarit të Komisionit për Mbrojtje nga Konkurrenca;
28. Propozim-vendim për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agjencisë për Aviacion Civil;
29. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra argëtuese - leximi II;
30. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore - leximi II;
31. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë - leximi II;
32. Propozim-ligj i plotësuar për shërbimin e prokurorisë publike - leximi II;
33. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar;
34. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, me procedurë të shkurtuar;
35. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar.