E martë, 12 maj 2015, ora 12:00, Salla 1
Seanca nr. 47 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
(e filluar më 11.5.2015) (vazhdim i parë)
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Hungarisë për sigurim social dhe siguri sociale;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovakisë për sigurim social;
3. Propozim-ligj për masa doganore për zbatimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale - leximi I;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për biblioteka - leximi I;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për muze - leximi I;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor - leximi I;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë - leximi I;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për barna dhe mjete ndihmëse mjekësore - leximi I;
9. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Vendimit për lartësinë e kompensimit mujor që e arkëton Agjencia për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital nga shoqëritë pensionale për vitin 2015;
10. Plan financiar i Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital për vitin 2015;
11. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike për vitin 2014;
12. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Programit për punë të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike për vitin 2015;
13. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Planit strategjik të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike për vitin 2015;
14. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Planit financiar të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike për vitin 2015;
15. Raport vjetor për punë i Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë në vitin 2014;
16. Raport vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2014;
17. Raport vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë te Informatat me Karakter Publike për vitin 2014;
18. Raport vjetor për punën e Agjencisë së Postave për vitin 2014;
19. Raport vjetor për punën e Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2014;
20. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 327 paragrafi (3) pika 6) të Ligjit për procedurë kontestimore, e parashtruar nga deputeti Nikolla Micevski.
21. Raport vjetor për punën e Agjencisë së Administratës për vitin 2014;
22. Propozim për emërim të zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Administratës;
23. Raport vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës në vitin 2014;
24. Raport vjetor për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2014;
25. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në vitin 2014;
26. Propozim-ligj për shndërrim të kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj dhe ndërmarrjeve të huaja hekurudhore në depozitë të përhershme në HM Transporti SHA Shkup - leximi II;
27. Propozim-ligj i plotësuar për shfrytëzim dhe disponim me sende në pronësi shtetërore dhe me sende në pronësi komunale - leximi II;
28. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike - leximi II;
29. Propozim-vendim për publikim të shpalljes publike për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator për Banim, i parashtruar nga deputeti Zoran Ilioski;
30. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tarifë doganore, me procedurë të shkurtuar;
31. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar.