KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 26 maj 2015, ora 12:00, Salla 1 

Seanca nr. 49 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Propozim i rendit të ditës:  

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë në Mekanizmin për Mbrojtjen Civile të Bashkimit; 

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Spanjës për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informatave të klasifikuara; 

3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë;   

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Socialiste të Vietnamit për nxitje dhe mbrojtje të ndërsjellë të investimeve;  

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor - leximi I;  

6. Propozim-ligj për shlyerje të kamatave të obligimeve të maturuara në bazë të kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social - leximi I; 

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistem njësportel dhe për mbajtje të regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridikë - leximi I; 

8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti - leximi I;  

9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion - leximi I;  

10. Raport vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014;  

11. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik neneve 82, 83, 84 dhe 85, lidhur me nenin 99 të dispozitave kalimtare dhe të fundit të Ligjit për vetëqeverisje lokale, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Krivogashtanit; 

12. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 134 paragrafët 1 dhe 2 dhe nenit 143 të Ligjit për arsim të lartë, lidhur me nenin 36 paragrafët 1, 2 dhe 3 dhe nenin 67 të Ligjit për veprimtari hulumtuese shkencore, e parashtruar nga deputeti Avdija Pepiq;   

13. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim kulturor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Marokut;  

14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore - leximi I;  

15. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për Regjistrin Qendror - leximi I;

16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë devizore - leximi I;  

17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me pronë të konfiskuar, dobi pronësore dhe lëndë të marra në procedurën penale dhe të kundërvajtjes - leximi I; 

18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalim të korrupsionit - leximi I;  

19. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore - leximi I;  

20. Raport vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014; 

21. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve - leximi I;  

22. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore - leximi I;   

23. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me procedurë të shkurtuar; 

24. Propozim-ligj i plotësuar për masa doganore për zbatimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale - leximi II; 

25. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë - leximi II;   

26. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për barna dhe vegla ndihmëse mjekësore - leximi II;  

27. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 1 të Ligjit për transformim në marrëdhënie të rregullt pune, e parashtruar nga Roza Topuzova Karevska;  

28. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për biblioteka - leximi II;    

29. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për muze - leximi II;   

30. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 9 paragrafi 1 pika 2, lidhur me nenin 4 paragrafi 2 pika 1 të Ligjit për shlyerje të njëhershme të borxheve të qytetarëve, e parashtruar nga deputeti Rexhail Ismaili;  

31. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 20 pika 8 të Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Demir Hisarit;    

32. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për thjeshtësimin e formaliteteve gjatë tregtisë me mall (versioni i konsoliduar); 

33. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për procedurën e përbashkët transite (versioni i konsoliduar);  

34. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare, me procedurë të shkurtuar. 

a

Na ndiqni në:

Click