KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 28 maj 2015, ora 12:00, Salla 1 

Seanca nr. 49 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

(e filluar më 26.5.2015) (vazhdim i parë)

Rendi i ditës:   

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë në Mekanizmin për Mbrojtjen Civile të Bashkimit; 

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Spanjës për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informatave të klasifikuara; 

...  

21. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me pronë të konfiskuar, dobi pronësore dhe sende të marra në procedurën penale dhe të kundërvajtjes - leximi I;

22. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalim të korrupsionit - leximi I;  

23. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion - leximi I;  

24. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore - leximi I;  

25. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare, me procedurë të shkurtuar;

26. Raport vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014;  

27. Raport vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014;

28. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik neneve 82, 83, 84 dhe 85, lidhur me nenin 99 të dispozitave kalimtare dhe të fundit të Ligjit për vetëqeverisje lokale, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Krivogashtanit;

29. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 134 paragrafët 1 dhe 2 dhe nenit 143 të Ligjit për arsim të lartë, lidhur me nenin 36 paragrafët 1, 2 dhe 3 dhe nenin 67 të Ligjit për veprimtari hulumtuese shkencore, e parashtruar nga deputeti Avdija Pepiq;  

30. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 1 të Ligjit për transformim në marrëdhënie të rregullt pune, e parashtruar nga Roza Topuzova Karevska;  

31. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 9 paragrafi 1 pika 2, lidhur me nenin 4 paragrafi 2 pika 1 të Ligjit për shlyerje të njëhershme të borxheve të qytetarëve, e parashtruar nga deputeti Rexhail Ismaili;

32. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 20 pika 8 të Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Demir Hisarit;  

a

Na ndiqni në:

Click