E martë, 7 korrik 2015, ora 12:00, Salla 1
Seanca nr. 57 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për mbrojtje dhe shfrytëzim të rrjedhave ujore tejkufitare dhe liqeneve ndërkombëtare, e ndryshuar;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit për ndalimin e përdorimit të gazrave mbytëse, helmuese apo gazrave tjera dhe metodave bakteriologjike të luftës, Gjenevë, 17 qershor 1925;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollit për zbatim të ndihmës financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrje dhe transplantim të pjesëve të trupit të njeriut për mjekim - leximi I;
5. Raport për punën e Komisionit për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014;
6. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 6 pika 9 të Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Ohrit;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor - leximi I;
8. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë për bashkëpunim policor;
9. Propozim-vendim për shpallje të konkursit publik për zgjedhje të anëtarit të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Sferën e Mbikëqyrjes Inspektuese dhe Procedurës së Kundërvajtjes, i parashtruar nga deputeti Zoran Ilioski;
10. Propozim-vendim për emërim të anëtarit të Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike;
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim personal mbi të ardhura - leximi II;
12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësi të prodhimeve bujqësore - leximi II;
13. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike - leximi II;
14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor - leximi II;
15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastër të patundshmërive - leximi II;
16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikale - leximi II;
17. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian "Altea" në Bosnjë e Hercegovinë;
18. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për veprimtari turistike, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Aleksandar Nikolloski, Sasho Vasilevski, Vjollca Mehmeti Nuredini, Momçillo Avramovski.