E mërkurë, 22 korrik 2015, ora 12:00, Salla 1
Seanca nr. 59 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollit për zbatimin e mbështetjes financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në Programin e Bashkimit Evropian "Punësimi dhe inovacionet sociale";
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim personal mbi të ardhura, me procedurë të shkurtuar;
4. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për mbindërtimin dhe zhvillimin e rrugëve, që do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Bankës Botërore dhe NP për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar;
5. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për punësim të personave invalidë, me procedurë të shkurtuar;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar - leximi I;
7. Propozim-ligj për bazën nacionale të të dhënave për personat me invaliditet - leximi I;
8. Propozim-ligj për shfuqizim të Ligjit për caktim të kushtit për kufizim për ushtrim të funksionit publik, qasje në dokumente dhe publikim të bashkëpunimit me organe të sigurisë shtetërore - leximi I, i parashtruar nga deputetët: Ilija Dimovski, Talat Xhaferi, Rafis Aliti, Antonijo Milloshoski;
9. Propozim-programi afatmesëm për formimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe shfrytëzimin e rezervave të mallit për periudhën 2016 - 2020;
10. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 7 paragrafi 1 pikat 13 dhe 15 të Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, e parashtruar nga deputeti Pavle Trajanov.
11. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor - leximi II;
12. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje - leximi II;
13. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrje dhe transplantim të pjesëve të trupit të njeriut për mjekim - leximi II;
14.Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 29 paragrafi 1 pika 4 të Ligjit për punësim dhe punë të të huajve e parashtruar nga deputeti Bllagoja Despotoski.