KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 1 dhjetor 2015, ora 12:00, Salla 1 

Seanca nr. 74 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë 

Propozim i rendit të ditës:  

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për nxitje dhe mbrojtje të ndërsjellë të investimeve;  
2. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor - leximi I; 
3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, me procedurë të shkurtuar; 
4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar; 
5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, me procedurë të shkurtuar; 
6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për siguri të ushqimit, me procedurë të shkurtuar;  
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për libra shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar; 
8. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për menaxhim me kriza, me procedurë të shkurtuar;  
9. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Ramis Merko, Musa Ibraimi, Rexhail Ismaili;
10. Propozim-ligj për zejtari - leximi II;   
11. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet privat publik - leximi II;   
12. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për energjetikë - leximi II;  
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peng kontraktues - leximi II;
14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal - leximi II; 
15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal - leximi I;  
16. Propozim-ligj për shërbimin e provës - leximi I; 
17. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për libra shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm - leximi I, i parashtruar nga deputeti Enes Ibrahim;  
18. Propozim-ligj për amnisti - leximi I, i parashtruar nga deputeti Pavle Trajanov; 
19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, me procedurë të shkurtuar;  
20. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar; 
21. Raport i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2015;   
22. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; 
23. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; 
24. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për themelim të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me shtetet tjera dhe zgjedhja e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;    
25. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtje - leximi II; 
26. Informatë për ndotjen enorme të ajrit të ambientit në Republikën e Maqedonisë, e parashtruar nga deputetët: Renata Deskoska, Sofija Kunovska, Stefan Bogoev, Lidija Dimova, Petre Shilegov, Ljubisha Nikoliq, Bllagoja Stojanovski, Marjanço Nikollov, Alen Georgijev, Jagoda Shahpaska, Mile Andonov, Mira Stojçevska, Hari Llokvenec, Pançe Orcev, Betiane Kitev, Sasho Pockov, Mileva Gjorgieva, Goran Sugareski, Marjan Daskallovski, Vasko Kovaçevski, Tomisllav Tuntev, Biljana Nasteska, Jovan Mitrevski, Julijana Silljanovska, Stojko Paunovski, Goran Misovski, Ljubomir Josifovski, Sonja Mirakovska, Goran Milevski, Dufe Kukoski, Enes Ibrahim dhe Liljana Popovska;  
27. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj, me procedurë të shkurtuar;  
28. Propozim-ligj për punësim dhe punë të të huajve, me procedurë të shkurtuar;  
29. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor "Mbështetja vendimtare" në Afganistan;  
30. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian "Altea" në Bosnjë e Hercegovinë;  
31. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian "Altea" në Bosnjë e Hercegovinë;  
32. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për disiplinë financiare - leximi II;   
33. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore - leximi II;  
34. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore - leximi II;  
35. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për kullosa - leximi II;  
36. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhan dhe prodhime të duhanit, me procedurë të shkurtuar; 
37. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për energjetikë, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Pavle Trajanov dhe Liljana Popovska;  
38. Propozim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë;  
39. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 460 paragrafi 3 të Ligjit për shoqëri tregtare, e parashtruar nga deputeti Aleksandar Stojkoski; 
40. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i parashtruar nga deputeti Zoran Ilioski; 
41. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Sferën e Mbikëqyrjes Inspektuese dhe Procedurës së Kundërvajtjes, i parashtruar nga deputeti Zoran Ilioski; 
42. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarit të Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtës së Qasjes së Lirë te Informatat me Karakter Publik, i parashtruar nga deputeti Zoran Ilioski; 
43. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, i parashtruar nga deputeti Zoran Ilioski. 

a

Na ndiqni në:

Click