21-22 tetor 2021
Kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në Samit në Athinë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e cila më 21 dhe 22 tetor mbahet në Athinë, në organizim të parlamentit grek dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).
Në konferencë janë të ftuar edhe kryetarë të parlamenteve të shteteve që gëzojnë statusin e mbikëqyrësit ose po partnerëve për demokraci me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si edhe asambletë parlamentare ndërkombëtare.
Sipas agjendës, konferencën do e hapin Kryetari i parlamentit grek Konstantin Tasullas, kryetari i AP të KE Rik Daems dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.
Kryetarët do të diskutojnë në tre fusha tematike kryesore, edhe atë: “Demokracitë e ballafaquara me krizën shëndetësore Kovid -19: Ndarja e përvojave, rruga përpara”, "Ambienti jetësor tani”: Parlamentet nacionale dhe e drejta në ambient të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm” dhe “Ardhmëria e përbashkët e të gjithë qytetarëve evropianë.”
Këto konferenca mbahen prej vitit 1975 çdo dy vite, në mënyrë të njëpasnjëshme në Strasburg ose po kryeqytetin e vendit - anëtar të Këshillit të Evropës. Me ftesë të parlamentit grek, konferenca këtë vit mbahet në Athinë, në kohën kur vendi kremton dyqind vjetorin e pavarësisë së vet.