E martë, 8 qershor 2021, ora 10:45, Salla “Boris Trajkovski”
Mbledhja nr. 12 e Komisionit për Politikë të Jashtme
Rendi i ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes së NATO-s për njoftimin e informatave teknike në qëllime mbrojtëse;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë në lidhje me formimin e Komitetit Drejtues për Bashkëpunim Ekonomik;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informatave të klasifikuara të shkëmbyera;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për mbrojtjen e ndërsjellë të fshehtësisë së gjetjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe për të cilat janë parashtruar kërkesat për patentim;
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve;
6. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin e Konventës për mbrojtjen e personave në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale.