E martë, 14 dhjetor 2021, ora 11:00, Salla “Boris Trajkovski”
Mbledhja nr. 32 e Komisionit për Financim dhe Buxhet
Rendi i ditës:
...
3. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit të ESM-së për transimitimin në fotovoltaikë solarë, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shoqërisë Aksionare për Prodhim të Energjisë Elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup me procedurë të shkurtuar;
4. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të Korridorit Rrugor VIII - Faza I e projektit, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar;
5. Propozim-ligji për lirim nga tatimi me qëllim të realizimit të vendimit për lidhjen e aneksit të marrëveshjes për koncesion për ndryshimin e dedikimit të një pjese të mjeteve, me procedurë të shkurtuar;
6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për letra me vlerë, me procedurë të shkurtuar;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fonde investuese, me procedurë të shkurtuar.