E enjte, 3 qershor 2021, ora 13:00, Salla 6
Mbledhja nr. 66 e Komisionit Juridik Ligjvënës
Rendi i ditës:
1. Propozim-ligj për përcaktimin e çmimeve maksimale për mjekim spitalor dhe për testim të pacientëve me Kovid-19 në institucionet shëndetësore private – leximi I, i parashtruar nga deputetët Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencën amë – leximi I;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizma të modifikuara gjenetikisht – leximi II;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin e emisioneve nga komponime të avullueshme organike gjatë shfrytëzimit të benzinave – leximi II;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtigje malore – leximi II;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga zhurma në mjedisin jetësor - leximi II;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujëra – leximi II;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës – leximi II;
9. Propozim-ligj për shpalljen e një pjese të Malit Sharr park nacional – leximi II;
10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shërbime postare – leximi II;
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje – leximi II;
12. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, me procedurë të shkurtuar;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar;
14. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 131 të Ligjit për ndërtim (“Gazeta Zyrtare e RM-së, numër 130/2009, 124/2010, 168/2010), (“Gazeta Zyrtare e RMV-së, numër 244/2019, 18/2020, 89/2020, 279/2020), e parashtruar nga kryetari i Komunës së Bosillovës; 15. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 119 paragrafi 2 të Ligjit për prokurime publike (“Gazeta Zyrtare e RM-së, numër 24/2019), e parashtruar nga deputetja Vjollca Ademi;
16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë (*) - leximi I;
17. Propozim-ligj për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe bateri dhe akumulatorë të hedhur (*) - leximi I;
18. Propozim-ligj për menaxhim me hedhurina (*) - leximi I;
19. Propozim-ligj për menaxhim me pajisje elektrike dhe elektronike dhe pajisje elektrike dhe elektronike të hedhura (*) - leximi I;
20. Propozim-ligj për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit për menaxhimin e rrjedhave të veçanta të hedhurinave (*) - leximi I;
21. Propozim-ligj për menaxhim me paketim dhe hedhurina nga paketimi (*) - leximi I;
22. Propozim-ligj për menaxhimin e rrjedhave plotësuese të hedhurinave (*) - leximi I;
23. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune - leximi II, i parashtruar nga deputetët: Jovan Mitreski, Kostadin Kostadinov, Snezhana Kaleska Vançeva, Kastriot Rexhepi, Arta Bilalli Zendeli, Arbër Ademi, Bisera Kostadinovska Stojçevska, Ilija Nikollovski, Marija Angellova, Sonja Mihaillovska, Zeqir Ramçilloviq, Daniella Koleva, Mirosllav Jovanoviq, Panço Minov, Lolita Ristova, Lidija Tasevska, Marija Kostadinova, Belkisa Zeqiri, Zhaklina Llazarevska, Beti Rabaxhievska Naumovska, Emilija Rambabova, Sonja Mirakovska, Sashko Nikollov, Maja Moraçanin, Mile Talevski, Mirosllav Bogdanovski, Dragica Gjavoçanova, Fadil Zendeli, Bastri Bajrami, Llaze Tanevski, Emilija Rambabova.