E martë, 8 qershor 2021, ora 11:00, Salla 6
Mbledhja nr. 67 e Komisionit Juridik Ligjvënës
Rendi i ditës:
1. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushtet e ekzistimit të pandemisë të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për sëmundjen ngjitëse COVID-19 të shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2 dhe për shkak të parandalimit nga përhapja e tij në vëllim të shtuar me çka rrezikohet siguria e shëndetit të popullsisë;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes së NATO-s për njoftimin e informatave teknike në qëllime mbrojtëse;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë në lidhje me formimin e Komitetit Drejtues për Bashkëpunim Ekonomik;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informatave të klasifikuara të shkëmbyera;
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për mbrojtjen e ndërsjellë të fshehtësisë së gjetjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe për të cilat janë parashtruar kërkesat për patentim;
6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve;
7. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin e Konventës për mbrojtjen e personave në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale.