KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 28 korrik 2021, ora 13:00, Salla 6

Mbledhja nr. 79 e Komisionit Juridik Ligjvënës 

Rendi i ditës: 

1. Propozim-ligj për mbështetje financiare për zvogëlimin e pasojave të shkaktuara nga KOVID-19 mbi prodhimin dhe blerjen e duhanit, me procedurë të shkurtuar – leximi II; 

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, me procedurë të shkurtuar – leximi II; 

3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet privat publik, me procedurë të shkurtuar – leximi II;

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare – leximi I;   

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Martin Kostovski, Darko Kaevski, Fanica Nikollovska, Dime Vellkovski, Arbër Ademi dhe Fadil Zendeli; 

6. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 173 paragrafi (12), në lidhje me nenin 175 paragrafi (2) të Ligjit për arsim të lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 82/18), e parashtruar nga deputetët Halil Snopçe, Zeqir Ramçilloviq, Bisera Kostadinovska Stojçevska, Ivanka Vasilevska dhe Hysni Ismaili;

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar - leximi II, i parashtruar nga deputetët: Talat Xhaferi, Jovan Mitreski, Arbër Ademi, Kastriot Rexhepi, Surija Rashidi dhe Nikolla Micevski.   

a

Na ndiqni në:

Click