E premte, 11 qershor 2021, ora 11:00, Salla “Boris Trajkovski”
Mbledhja nr. 8 e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave
Rendi i ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për material riprodhues të llojeve të drunjve pyjorë - leximi II;
2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për gjueti - leximi II;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë - leximi II;
4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për siguri dhe cilësi të plehrave, biostimulatorëve dhe përmirësuesve të cilësive të tokës - leximi II;
5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për prodhimtari organike bujqësore - leximi II;
6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për cilësi të prodhimeve bujqësore - leximi II;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bursa të prodhimeve ushqimore-bujqësore - leximi II;
8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shëndetin e bimëve - leximi II;
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për identifikim dhe regjistrim të kafshëve - leximi II;
10. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga Panço Minov, Kole Çarakçiev, Lolita Ristova, Bastri Bajrami, Berat Ajdari, Bedri Fazli, Mile Talevski, Dragica Gjavoçanova.