KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 9 dhjetor 2021, ora 10:45, Salla 6 

Mbledhja nr. 92 e Komisionit Juridik Ligjvënës

Rendi i ditës: 

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në sferën e pylltarisë; 

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në sferën e ujërave; 

3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Francës që ka të bëjë me koproduksionin filmik (bashkë me Aneksin);

4. Propozim-ligj për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe shteteve të EFTA-s; 

5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në sferën e politikës veterinare dhe sigurisë së ushqimit; 

6. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim për lehtësimin e transportit rrugor të mallrave në rajonin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi;    

7. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për vendosjen e vendkalimeve kufitare të përbashkëta ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë; 

8. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak-financiar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollit për zbatimin e mbështetjes financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë; 

9. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në lëndët civile ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës; 

10. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për arsye të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të ekzistimit të Pandemisë së shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nga sëmundja ngjitëse COVID 19 e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2 dhe për arsye të parandalimit të përhapjes së saj në përmasa të zmadhuara, me çka rrezikohet siguria e shëndetit të popullsisë; 

11. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për arsye të rrezikut të lartë nga vëllimi i zmadhuar i hyrjes dhe i transitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga migracioni ilegal në kushte të ekzistimit të pandemisë së shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin SARS-COV-2 dhe parandalimit të përhapjes së saj me të cilat rrezikohet siguria, shëndeti dhe prona e popullsisë; 

12. Propozim-vendim për miratimin e vazhdimit të afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për arsye të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjeve në tregjet e energjisë elektrike; 

13. Propozim-vendim për rindarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve; 

14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale – leximi I.    

a

Na ndiqni në:

Click