28-29 Qershor 2021
Pjesëmarrja e Kryetarit Xhaferi në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve: Parlamenti Evropian - Ballkani Perëndimor në Bruksel
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, më 28 dhe 29 qershor 2021, me ftesë të Kryetarit të Parlamentit Evropian, z. David Sasoli, do të marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve: Parlamenti Evropian – Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. Në Samit do të marrin pjesë Kryetarët e Parlamenteve nga Republika e Sllovenisë, Republika e Portugalisë, Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Kosovës, Malit të Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Serbisë. Në suazat e Samitit, është paraparë të mbahet takim i Komisionit të Punëve të Jashtme (AFET), në bashkëpunim me delegacionet e përhershme nga Ballkani Perëndimor dhe Kryetarët e Parlamenteve nga Ballkani Perëndimor; me takimin do të kryesojë z. Dejvid Mekalister, kryetari i AFET.
Ky takim do të transmetohet drejtpërdrejt përmes lidhjes në vijim: https://multimedia.europarl.europa.eu/en/webstreaming, kurse do të fillojë në ora 12:30h.
Samiti i Kryetarëve të Parlamenteve do të fokusohet në përforcimin e bashkëpunimit parlamentar në procesin e zgjerimit si dhe rolin fondamental të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në periudhën post - KOVID dhe i njëjti nuk do të jetë i hapur për publikun. Është paraparë që Kryetari të mbajë fjalim në Samit, kurse tekstin integral të fjalimit do ua dërgojmë në kohë.
Në margjinat e Samitit, konfirmohet se Kryetari Xhaferi do të realizojë takim dypalësh me Kryetarin e Kuvendit Nacional të Republikës së Sllovenisë, z. Igor Zorçiq, si dhe takim me eurodeputetët z. Shider, z. Kjuçuk dhe znj. Valsman.