KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

21-23 qershor 2021

Pjesëmarrje e Kryetarit Xhaferi në Sesionin e tetë të AP të PBEJL në Antali

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi në cilësi të shefit të Delegacionit të AP të Procesit të Bashkëpunim në Evropën Juglindore do të marrë pjesë në Sesionin e tetë plenar të AP të PBEJL-së që do të mbahet nga 21 deri më 23 qershor 2021 në Antali, në organizim të kryesimit turk me Procesin 2020-2021. Në përbërje të Delegacionit janë deputetët: z. Pavle Trajanov dhe z. Hysni Ismaili. 

Para mbajtjes së sesionit plenar, mbledhje do të mbajnë tre Komitetet e Përgjithshme edhe atë: 1) ekonomi, infrastrukturë dhe energji; 2) drejtësi, punë të brendshme dhe bashkëpunim për siguri dhe 3) zhvillim social, arsim, hulumtim dhe shkencë, si dhe Komiteti i Përhershëm. 

Pritet që në sesionin plenar të miratohet Deklaratë përfundimtare.  

Krahas kësaj, kryetari do të ketë takime bilaterale me delegacionet e pranishme. 

Delegacioni i Kuvendit më 23 qershor në Stamboll do të ketë takim me z. Asaf Haxhiev, sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi (PABSEK). Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 22 qershor 2021 gjatë Asamblesë së Përgjithshme PABSEK në Moldavi, do të bëhet anëtare e kësaj organizate, që është ndërtim i një ure të re të miqësisë me botën. 

a

Na ndiqni në:

Click