KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 27 shtator 2021

PJESËMARRJE E KRYETARIT XHAFERI NË TAKIMIN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, më 27 shtator 2021 do të marrë pjesë në Takimin e dhjetë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Bërdo pranë Kranjit.

Takimi është në organizim të Kuvendit Nacional të Republikës së Sllovenisë, a në kuadër të kryesimit slloven me Këshillin e BE-së. Evenimenti është vazhdim i Samitit të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u organizua për herë të dytë në maj të këtij viti në Parlamentin Evropian në Bruksel. 

Parashikohet që në pjesën hyrëse të takimit të drejtohen Kryetari i Kuvendit Nacional të Republikës së Sllovenisë, Igor Zorçiç, Kryetari i Parlamentit Evropian, David Marija Sasoli, dr. Anzhe Llogar, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Sllovenisë dhe Monika Gregoriç, kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit Nacional të Republikës së Sllovenisë. Diskutimi kryesor do të përqendrohet në rolin e parlamenteve në kthimin e besimit për procesin e zgjerimit të Besë, ku me fjalim të vet qëndrimet do i shprehin kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kryetarin Talat Xhaferi.  

Po ashtu, parashikohet debat me përfaqësues të të rinjve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, si pjesë e debatit në Konferencën për ardhmërinë e Evropës, ku ato do të kenë mundësi të shprehin opinionin e vet rreth asaj se në çfarë Bashkimi Evropian duan të jetojnë, deri në cilën shkallë të rinjtë nga Ballkani Perëndimor e shohin ardhmërinë e tyre dhe vendin e tyre si pjesë e BE-së dhe në cilën mënyrë Unioni duhet të riformohet që të jetë më efikas, më i sigurt dhe më prosperues për qytetarët e vet.   

Në fund të takimit, parashikohet miratimi i Deklaratës së përbashkët nga pjesëmarrësit, e cila do të dërgohet në Parlamentin Evropian, në Komisionin Evropian, te pjesëmarrësit në Samitin e radhës BE-Ballkani Perëndimor, si edhe në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së.   




a

Na ndiqni në:

Click