KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 21 prill 2021, ora 11:00, Salla e Madhe

Seanca nr. 39 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Rendi i ditës:

1. Propozim-vendim për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në pjesën e territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga vëllimi i zmadhuar i hyrjes dhe transitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik të migrimit të paligjshëm në kushtet e ekzistimit të pandemisë të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin SARS-CoV-2 dhe parandalimin nga përhapja e tij me të cilat rrezikohet siguria, shëndeti dhe prona e popullsisë;

2. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit; 

3. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit; 

4. Propozim-ligj i plotësuar për plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesve të pensionit, shfrytëzuesve të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjve, prindërve të vetëm, fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, artistëve dhe personave të tjerë që kryejnë veprimtari në kulturë, punëtorëve të filmit dhe artistëve të estradës - leximi II; 

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike - leximi II; 

6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet palëve të Marrëveshjes së Atlantikut të Veriut për Siguri të Informatave; 

7. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime; 

8. Propozim për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit Nacional për Arsim të Lartë dhe Veprimtari Shkencore Hulumtuese;  9. Propozim për emërimin e anëtarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut; 

10. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e shoqatave në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtës policore dhe jurisprudencës, i parashtruar nga deputetët Jovan Mitrevski dhe Arbër Ademi;

11. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, i parashtruar nga deputetët Jovan Mitrevski dhe Arbër Ademi;

12. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Programit të Radiotelevionit të Maqedonisë, i parashtruar nga deputetët Jovan Mitrevski dhe Arbër Ademi;

13. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike, i parashtruar nga deputetët Jovan Mitrevski dhe Arbër Ademi;

14. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarit të Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike, i parashtruar nga deputetët Jovan Mitrevski dhe Arbër Ademi;

15. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së Fëmijëve, i parashtruar nga deputetët Jovan Mitrevski dhe Arbër Ademi;

16. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, i parashtruar nga deputetët Jovan Mitrevski dhe Arbër Ademi;

17. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Mbikëqyrjen Civile, i parashtruar nga deputetët Jovan Mitrevski dhe Arbër Ademi;

18. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për lidhjen e rrugëve lokale, me procedurë të shkurtuar;

19. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të detyrimeve sipas Marrëveshjes Financiare Kovid-19 përgjigje të Maqedonisë së Veriut – Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, të dedikuar për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ndërmarrjeve të kapitalizuara mesatarisht të tregut, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup;

20. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare për zvogëlim të pasojave të shkaktuara nga virusi i Koronës KOVID-19 mbi prodhimin, blerjen e rrushit dhe industrinë e verës, me procedurë të shkurtuar;

21. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor - me procedurë të shkurtuar; 

22. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion administrativ, me procedurë të shkurtuar;

23. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për efikasitet energjetik (*), me procedurë të shkurtuar;

24. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar;

25. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Panço Minov, Lolita Ristova, Dragica Gjavoçanova, Marija Kostadinova, Daniella Koleva, Bastri Bajrami dhe Berat Ajdari; 

26. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shujtë të subvencionuar studentore, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët Darko Kaevski, Lolita Ristova, Marija Kostadinova, Zhaklina Llazarevska, Mira Kostadinovska Stojçevska, Daniella Koleva, Dragica Gjavoçanova, Nenad Kociq. Arbër Ademi, Vjollca Ademi, Merita Kolçi Koxhaçiku, Fisnike Bekteshi dhe Kastriot Rexhepi; 

27. Program afatmesëm për ndryshimin e Programit afatmesëm për formimin, ruajtjen, përtëritjen dhe shfrytëzimin e rezervave të mallrave për periudhën 2021-2025;  

28. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tatim mbi fitim – leximi I; 

29. Propozim-ligj për shpalljen e një pjese të Malit Sharr park nacional - leximi I; 

30. Interpelancë për punën e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, e parashtruar nga deputetët Zijadin Sela, Afrim Gashi, Skender Rexhepi, Elmi Aziri, Surija Rashidi, Halil Snopçe, Ilire Dauti, Safije Sadiki Shaini, Atnan Neziri, Abdullah Saliu dhe Artina Qazimi.  

a

Na ndiqni në:

Click