KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 9 dhjetor 2021, ora 11:00, Salla e Madhe

Seanca nr. 54 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Rendi i ditës:  

1. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, I parashtruar nga Arbër Ademi dhe Jovan Mitrevski; 
2. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarit të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, I parashtruar nga Arbër Ademi dhe Jovan Mitrevski; 
3. Propozim-vendim për rindarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve; 
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në sferën e pylltarisë; 
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në sferën e ujërave; 
6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Francës që ka të bëjë me koproduksionin filmik (bashkë me Aneksin);
7. Propozim-ligj për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe shteteve të EFTA-s; 
8. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në sferën e politikës veterinare dhe sigurisë së ushqimit; 
9. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim për lehtësimin e transportit rrugor të mallrave në rajonin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi; 
10. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për vendosjen e vendkalimeve kufitare të përbashkëta ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë; 
11. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak-financiar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollit për zbatimin e mbështetjes financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë; 
12. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në lëndët civile ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës; 
13. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për arsye të rrezikut të lartë nga vëllimi i zmadhuar i hyrjes dhe i transitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga migracioni ilegal në kushte të ekzistimit të pandemisë së shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin SARS-COV-2 dhe parandalimit të përhapjes së saj me të cilat rrezikohet siguria, shëndeti dhe prona e popullsisë; 
14. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për arsye të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të ekzistimit të Pandemisë së shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nga sëmundja ngjitëse COVID 19 e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2 dhe për arsye të parandalimit të përhapjes së saj në përmasa të zmadhuara, me çka rrezikohet siguria e shëndetit të popullsisë; 
15. Propozim-vendim për miratimin e vazhdimit të afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për arsye të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjeve në tregjet e energjisë elektrike; 
16. Propozim i plotësuar i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022; 
17.  Propozim për zgjedhje të zëvendësve të Avokatit të Popullit; 
18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qarkullimin e materieve eksplozive – leximi II; 
19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndjekje të komunikimeve - leximi II; 
20. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga materiet eksplozive - leximi II; 
21.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj (*) - leximi II; 
22. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për magazinimin dhe mbrojtjen nga lëngjet dhe gazrat e ndezshme - leximi II; 
23. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin e Ligjit për polici - leximi II, me numër arkivor 08-3307/1; 
  24. Propozim-ligj për ndërmjetësim (*) - leximi I; 
25. Propozim-ligj për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, me procedurë të shkurtuar; 
26. Propozim-ligji për lirim nga tatimi me qëllim të realizimit të vendimit për lidhjen e aneksit të marrëveshjes për koncesion për ndryshimin e dedikimit të një pjese të mjeteve, me procedurë të shkurtuar; 
27. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për letra me vlerë, me procedurë të shkurtuar; 
28. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të Korridorit Rrugor VIII - Faza I e projektit, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar; 
29. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit të ESM-së për tranzicionit në fotovoltaikë solarë, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shoqërisë Aksionare për Prodhim të Energjisë Elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup me procedurë të shkurtuar; 
30. Propozim-ligj për rregullimin e obligimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në bazë të shfrytëzimit të mjeteve nga alokimi kumulativ i përgjithshëm neto i të drejtave speciale të tërheqjes, të miratuara me Rezolutë të Këshillit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar nr. 76-1, me procedurë të shkurtuar; 
31. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fonde investuese, me procedurë të shkurtuar; 
  32. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim (*), me procedurë të shkurtuar; 
  33. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për numrin e amzës (*), me procedurë të shkurtuar; 
  34. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar; 
  35. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve (*), me procedurë të shkurtuar; 
  36. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut (*), me procedurë të shkurtuar; 
  37. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për emrin personal (*), me procedurë të shkurtuar; 
38. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, me procedurë të shkurtuar; 
39. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar; 
40. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale, me procedurë të shkurtuar; 
41. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, me procedurë të shkurtuar; 
42. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për gjueti, me procedurë të shkurtuar,  I parashtruar nga: Ilija Nikollovski, Arta Bilalli Zendeli, Mile Talevski, Daniella Koleva, Dragica Gjavoçanova, Pavle Trajanov; 
43. Propozim-rezolutë për aspektet juridike dhe morale të vaksinimit-KOVID, E parashtruar nga: Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov; 
  44. Propozim-ligj për Stabilitetin Financiar (*) - leximi I; 
45. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale - leximi I; 
46. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për institucione - leximi I; 
47. Propozim-vendim për miratimin e Raportit vjetor për punën e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor për vitin 2019; 
48. Propozim-vendim për miratimin e Raportit vjetor për punën e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor për vitin 2020; 
49. Propozim-vendim për miratimin e Programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor për vitin 2020; 
50. Propozim-vendim për miratimin e Programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor për vitin 2021; 
51. Plan financiar i Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital për vitin 2022; 
52. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Vendimit për lartësinë e kompensimit mujor që e arkëton Agjencia për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital nga shoqëritë pensionale për vitin 2022; 
53. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Vendimit për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e lartësisë së kompensimeve që Agjencia për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital i arkëton nga Shoqëritë pensionale; 
54. Propozim-Plan Financiar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022; 
55. Propozim-vendim për përcaktimin e përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore për financimin e punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022; 
56. Raport vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2020. 

a

Na ndiqni në:

Click