E hënë, 20 dhjetor 2021, ora 11:00, Salla e Madhe
Seanca nr. 57 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Rendi i ditës:
1. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë;
2. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune – leximi II; 3. Propozim-ligj për mbështetje financiare për zvogëlimin e pasojave të shkaktuara nga Koronavirusi KOVID-19 mbi prodhimin dhe blerjen e produkteve bujqësore, me procedurë të shkurtuar.
4. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare për zvogëlimin e pasojave të shkaktuara nga Koronavirusi KOVID-19 mbi prodhimin, blerjen e rrushit dhe industrinë e verës, me procedurë të shkurtuar;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim fillor, me procedurë të shkurtuar;
6. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të obligimeve sipas Marrëveshjes financiare të dedikuar për financimin e projektit "Interkonektor për përçimin e gazit natyror Greqi-Maqedonia e Veriut, pjesa e Maqedonisë së Veriut", e cila do të lidhet ndërmjet Bankës Investuese Evropiane dhe Shoqërisë Aksionare për kryerjen e veprimtarive energjetike Resurse Nacionale Energjetike Shkup, në pronësi shtetërore, me procedurë të shkurtuar; 7. Propozim-rezolutë e politikës së migracionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2025, me Planin e Veprimit;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dekorime dhe mirënjohje të Republikës së Maqedonisë - leximi I;
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural - leximi I;
10. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për material riprodhues të llojeve të drunjve pyjorë - leximi I;
11. Propozim-vendim për miratimin e Raportit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor për vitin 2022;
12. Propozim-vendim për miratimin e Raportit vjetor për punën e Agjencisë së Postave për vitin 2022;
13. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrje Radiodifuzive Publike Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2022;
14. Raport i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut.