E hënë, 27 dhjetor 2021, ora 11:00, Salla e Madhe
Seanca nr. 59 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Rendi i ditës:
1.
Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti (*) - leximi III;
2.
Propozim-ligj për zhvillim, prodhim dhe qarkullim të mallrave ushtarake - leximi II;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të jashtme, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët Arbër Ademi, Jovan Mitrevski, Arta Bilalli-Zendeli dhe Lidija Tasevska;
4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët Talat Xhaferi, Jovan Mitrevski, Arbër Ademi, Goran Misovski, Nikolla Micevski dhe Panço Minov;
5. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 34 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, lidhur me nenin 46, paragrafi 1, alineja 6, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Karposhit;
6. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 11-6, paragrafi 12 të Ligjit për zjarrfikje, e parashtruar nga deputeti Antonijo Milloshoski;
7. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 53, paragrafi 2 të Ligjit për denacionalizim, e parashtruar nga deputeti Ismail Jahoski.