KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

15 - 17 nëntor 2021

Vizitë zyrtare e Kryetarit Xhaferi në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në periudhën prej më 15 deri 17 nëntor të vitit 2021, do të realizojë vizitën e parë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila përkon me 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në përbërje të delegacionit parlamentar janë edhe anëtarët e Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit me parlamentet e vendeve të Lindjes së Afërme dhe Gjirit Arabik, deputetët, Hysni Ismaili, kryetar i grupit dhe anëtarët, Darko Kaevski dhe Bedri Fazli.  

Në kuadër të programit janë parashikuar takime me mikpritësin, SH.T. Sagar Al Gobash, Kryetarin e Këshillit Nacional Federal të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe me më shumë përfaqësues të lartë të Qeverisë së EBA dhe ministri të caktuara resore. 

Gjatë qëndrimit, është paraparë edhe vizita e Pavijonit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në “Ekspo Dubai 2020”.  

a

Na ndiqni në:

Click