KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 22 tetor 2014, ora 13:00, Salla "Boris Trajkovski"

Mbledhja nr. 25 e Komisionit Juridik Ligjvënës 

Propozim i rendit të ditës:  

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hoteliere - leximi I;  

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor - leximi I;  

3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm - leximi I;  

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor - leximi I;  

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike - leximi I; 

6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor - leximi I;   

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve - leximi I; 

8. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për marrje të shoqërive aksionare - leximi I; 

9. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për themelim të Qendrës për Zhvillim të Financave (CEF);  

10. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për njohje reciproke të patentë shoferëve;  

11. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë për siguri sociale;  

12. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë në programin e Bashkimit Evropian - Dogana 2020;  

13. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Hungarisë për këmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informatave të klasifikuara.

a

Na ndiqni në:

Click