E martë, 11 nëntor 2014, ora 12:00, Salla 1
Seanca nr. 21 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
(e filluar më 10.11.2014)(vazhdim i parë)
Rendi i ditës:
...
24. Propozim-ligj për shndërrim të kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj në depozitë të përhershme në NP HM Infrastruktura Shkup - leximi I;
25. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social - leximi I;
26. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike - leximi I;
27. Propozim-ligj për mbyllje të llogarive që janë marrë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike nga ish Agjencia e Punës me llogari të bllokuara të pjesëmarrësve në qarkullimin pagesor, pronarët e të cilave janë subjekte që për nga forma organizative nuk janë shoqëri tregtare apo tregtarë individë - leximi I;
28. Propozim-ligj për kryerje të punëve për përfaqësim në procedura doganore - leximi I;
29. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sende të organeve shtetërore - leximi I;
30. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore, me procedurë të shkurtuar;
31. Propozim-vendim për përcaktim të përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore të bartësve të licencave për kryerje të veprimtarive energjetike për financim të punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015;
32. Propozim-plan financiar i Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015.