E martë, 2 dhjetor 2014, ora 13:00, Salla 1
Seanca nr. 24 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
(e filluar më 1.12.2014)(vazhdim i parë)
Rendi i ditës:
...
12. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për financim të projektit "Ndërtimi i pjesës së re dhe rikonstruktimi i pjesës ekzistuese Belakovc - Kriva Pallankë - pjesa lindore e vijës hekurudhore të Korridorit VIII, faza 2", me procedurë të shkurtuar;
13. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të Programit për rrugë nacionale, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar;
14. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës, me procedurë të shkurtuar,
15. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar.