E martë, 3 dhjetor 2013
DELEGACIONI UNIVERSITAR HUNGAREZ E VIZITOI KUVENDIN E MAQEDONISË
Kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Hungarisë, z. Marjanço Nikollov dhe anëtari z. Malisha Stankoviq, u takuan me Delegacionin nga Fakulteti për marrëdhënie ndërkombëtare pranë Universitetit "Andrashi" nga Budapesti, Republika e Hungarisë.
Delegacionin e udhëhoqi dekani i Universitetit "Andrashi", dr. Ditrih Poll, ndërsa delegacioni përbëhej nga studentë pasuniversitarë, profesorë dhe shërbimi i Universitetit.
Universiteti "Andrashi" është universiteti i vetëm me mësim në gjuhën gjermane në Evropën Qendrore, i formuar në vitin 2002, me përkrahje të Hungarisë, Australisë, Bavarisë dhe Baden-Vurtemberit.
Qëllimi i vizitës është që t'u mundësohet studentëve pasuniversitarë të marrin informata praktike lidhur me punën e tyre hulumtuese për gjendjen në Republikën e Maqedonisë.
Ato paraqitën interes për modernizimin e kryeqytetit dhe për çështjen e emrit me Republikën e Greqisë.
Deputeti Marjanço Nikollov i njoftoi mysafirët me karakteristikat themelore dhe rregullimin e Republikës së Maqedonisë dhe me punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Ai theksoi se Republika e Maqedonisë e sheh Republikën e Hungarisë si përkrahës dhe i aleat i fuqishëm dhe se ndërmjet të dyja shteteve nuk ka çështje të hapura.