E mërkurë, 5 shkurt 2014
KLUBI I DEPUTETEVE MBAJTI SESIONIN PËR PLANIFIKIMIN STRATEGJIK
Klubi i Deputeteve, në bashkëpunim me Institutin Demokratik Nacional, më 3 shkurt 2014, mbajti sesionin për planifikimin strategjik.
Në sesion u përkufizuan sferat prioritare vijuese të veprimit të Klubit, si dhe masat përmes të cilave do të zbatohet kjo:
- Lufta kundër stereotipave gjinorë;
- Përparimi i të drejtave sociale dhe mbrojtja e femrave;
- Mundësimi i bilancit ndërmjet jetës private dhe profesionale të femrës;
- Forcimi politik i femrave;
- Përparimi i zbatimit të buxhetimit gjinor;
- Forcimi ekonomik i femrave.
Gjatë realizimit të të gjitha këtyre prioriteteve do të nxitet bashkëpunimi rajonal i femrave - deputete në nivel të njësisë zgjedhore, e njëherit do të shfrytëzohen përvojat dhe do të nxitet bashkëpunimi me parlamentet e rajonit.