E premte, 11dhjetor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, TRAJKO VELJANOSKI SOT U TAKUA ME KRYETARIN E DHOMËS PËRFAQËSUESE TË AUSTRALISË, HERI XHENKINS I CILI ËSHTË NË NJË VIZITË ZYRTARE NË MAQEDONI

Me të vërtetë është kënaqësi e madhe kur vjen në vizitë miku i vërtetë, ndërsa Ju z. Xhenkins jeni miku i vërtetë i Maqedonisë, theksoi në fillim Kryetari i Kuvendit z. Veljanoski. Edhe pse Maqedonia dhe Australia gjenden shumë larg, të dy vendet kanë marrëdhënie të mira bilaterale, e në këto korniza vendin dhe kontributin e vet duhet ta japin edhe të dy parlamentet. Më gëzon fakti që edhe në Dhomën Përfaqësuese të Australisë u krijua Grupi i miqësisë me Republikën e Maqedonisë. Këto marrëdhënie duhet t’i zhvillojmë edhe për faktin se në Australi jeton diaspora e madhe maqedonase, ndërsa në Maqedoni u pranua shumë pozitivisht marrëveshja bilaterale mbi të drejtat sociale të maqedonasve e nënshkruar para do kohësh gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, z. Nikolla Gruevskit në vendin tuaj, theksoi Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski. Siç e dini Republika e Maqedonisë është përcaktuar për integrim euroatlantik. Në këto korniza para do kohësh për qytetarët tanë BE hoqi regjimin e vizave. Mendoj se një marrëveshje të këtillë duhet të arrijmë edhe me Australinë, duke i pasur parasysh pikërisht marrëdhëniet me bashkatdhetarët tanë, të cilët jetojnë në Australi, tha Veljanoski.



E enjte, 3 dhjetor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRAJKO VELJANOVSKI REALIZOI TAKIM ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË KROACISË, Z. STJEPAN MESIQ

Në takim u theksua se marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë zhvilloheen në mënyrë permanente. Në këto korniza janë edhe takimet dhe bisedimet e përfaqësuesve më të lartë të dy shteteve.



E mërkurë, 2, dhjetor 2009

TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E KËSHILLIT NACIONAL TË ORGANIZATAVE TË INVALIDËVE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, para Ditës së nesërme Ndërkombëtare të Personave me Invaliditet mbajti takim me kryetarin e Këshillit nacional të organizatave të invalidëve, z. Dushan Neshevski, si edhe me përfaqësuesit e organizatave të invalidëve në Republikën e Maqedonisë

Click