E hënë, 2 dhjetor 2013
TAKIMI I KOORDINATORËVE TË VMRO-DPMNE-SË, BDI-SË, LSDM-SË DHE PDSH-SË ME Z. ROBER VALLTER


Referuesi i Komisionit për respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve të vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës (Komisioni Monitorues), z. Rober Vallter, në vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, realizoi disa takime me koordinatorët e VMRO-DPMNE-së, BDI-së, LSDM-së dhe PDSH-së.
Në takimet me znj. Sillvana Boneva, z. Nexhati Jakupi, z. Igor Ivanovski dhe z. Imer Aliu, raportuesi Vallter paraqiti interes për debatin aktual për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014 dhe punën e Grupit punues për implementimin e rekomandimeve nga Raporti i Komisionit për hetimin e ngjarjeve në Kuvend nga 24 dhjetori i vitit të kaluar.
Gjithashtu, z. Valltar e hapi edhe temën për zgjedhjet presidenciale, të cilat duhet të mbahen në pranverë, kandidatët potencialë për presidentë dhe motivimin politikë për fitim.


Koordinatorët, duke shprehur falënderim për vizitë, e informuan mysafirin se të shtunën përfundoi debati dhjetëditësh për amendamentet lidhur me Buxhetin dhe i prononcuan qëndrimet e tyre personale dhe qëndrimet e partisë për Buxhetin dhe për Grupin punues dhe për bllokimin e tij nga ana e opozitës, si dhe për pritjet nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
U dhanë mendime edhe për të drejtat e Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, përdorimin e gjuhës shqipe, zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, për lirinë e mediave dhe funksionimin e gjyqësisë.
U theksua se integrimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO mbetet prioritet për të gjithë partitë politike dhe për shumicën e qytetarëve.