E martë, 07 dhjetor 2010
Maqedonia posedon vlera të cilat tani më luajnë rol të veçantë në BE
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Trajko Veljanovski e pranoi ambasadorin e ri të emëruar, të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Rendit Sovran Ushtarak të Maltës, Shkëlqesinë e Tij Pavell Gierinski.
Në takimin e miqësor protokollare, nga të dyja anët ishin potencuar,marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe të autorizuar të Rendit Ushtarak Sovran të Maltës.
Ambasadori Gierinski i potencoi prioritetet në Rendin e Maltës, si subjekt ndikues në diplomacinë multiratelare, veçanërisht në pjesën e aktiviteteve globale humanitare dhe vullnetare në dobi të varfërve dhe të sëmurëve, me çka paraqet kontribut të rëndësishëm në arritjen e Qëllimeve zhvillimore të Mileniumit në KB.
Në atë drejtim , ambasadori Gierinski u angazhua për ndihmë të mëtutjeshme nga ana e Radhëve të Maltës në Republikën e Maqedonisë në kuadër të aktiviteteve humanitare në dobi të qytetarëve, veçanërisht të varfëritë.
Njëkohësisht , z.Gierinski i theksoi vlerat të cilat i posedon Maqedonia , me të cilat tani më ajo ka rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian. Ato janë vlerat e menaxhimit me sukses me karakter të dallueshëm etnik, religjioz, kulturologe dhe karakter tjetër, vlera të cilat paraqesin bazë edhe të BE-së.
Në atë drejtim, ambasadori Gierinski shprehu përkrahje të plotë të rrugës eurointegruese të Republikës së Maqedonisë, njëkohësisht duke shprehur përgatitje për ndihmë konkrete.
Kryetari i Kuvendit , z Veljanovski, nga ana e tij e përshëndeti përkrahjen e tërësishme të cilën Rendi Sovran Ushtarak i Maltës ia jep integrimit tonë në BE.
Kryetari Veljanovski theksoi se integrimi i jonë përfundimtar doemos do të ndodh dhe se ajo është çështje kohe, se anëtarësimi në BE është prioritet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se qytetarët e Ballkanit në vend të krizave të deritanishme politike, janë të fokusuar dhe dëshirojnë zhvillim të shpejtë të ekonomisë dhe të standardit.
Kryetari i Kuvendit, z. Veljanovski, në fund të takimit ,e theksoi çiltërsinë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për përparimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar.